Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, i ndau presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan Urdhrin e Lartë Imam Buhari, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan ishte në qytetin uzbek Samarkand për të marrë pjesë në një samit të Shteteve Turke.
Në fjalimin e tij, Mirziyoyev tha se çmimi iu nda Erdoğan-it për mbrojtjen dhe kontributin në mirëqenien dhe prosperitetin e muslimanëve në mbarë botën.
Ai shtoi se Erdoğan ka “një reputacion dhe ndikim të madh” jo vetëm në Türkiye, por në gjithë botën muslimane.
“Ky është një nder i madh, që ky urdhër i çmuar më jepet në emër të Imam Buhariut”, tha Erdoğan pas marrjes së çmimit.
Presidenti turk nënvizoi se ai po e pranon urdhrin si një simbol i “vëllazërisë së përjetshme dhe të fortë” midis Türkiye-s dhe Uzbekistanit.
Duke falënderuar Mirziyoyev-in dhe popullin e Uzbekistanit, Erdoğan tha: “Unë besoj plotësisht se ne do ta çojmë marrëdhënien tonë, të cilën e kemi ngritur në nivelin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës, në nivele edhe më të larta”.
Uzbekistani nderon shkencëtarë, studiues, shkrimtarë, si dhe udhëheqës të vendeve dhe qeverive të huaja për shërbimet e tyre speciale me Urdhrin e Lartë Imam Buhari.
Më pas, presidenti turk u takua edhe me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev në Samarkand.
Burimi: GAZETA.MK