Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sot se më shumë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez Hamas po trajtohen në spitalet e Turqisë, derisa ripërsëriti qëndrimin e tij se Hamasi është një “lëvizje rezistence”, shkruan Reuters.
Një zyrtar turk më vonë tha se Erdogan kishte “gabuar”. duke dashur të thoshte se banorët e Gazës në përgjithësi po trajtohen në Turqi.
“Nëse e quani Hamasin një organizatë terroriste, kjo do të na trishtonte”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Ankara, pasi Mitsotakis i ishte referuar Hamasit si të tillë.
“Ne nuk e konsiderojmë Hamasin një organizatë terroriste… Më shumë se 1 mijë anëtarë të Hamasit janë në trajtim në spitalet në të gjithë vendin tonë”, tha Erdogan.
Një zyrtar turk, i cili foli në kushte anonimiteti, tha më vonë se Erdogan kishte për qëllim t’u referohej palestinezëve nga Gaza e drejtuar nga Hamasi në përgjithësi, në vend të anëtarëve të Hamasit.
“Presidenti Erdogan e tha gabim, ai do të thoshte se 1 mijë banorë të Gazës janë në trajtim, jo anëtarë të Hamasit”, tha një zyrtar turk.
Burimi: botasot.info