Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshmë të OKB-së ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është më “garantues i sigurisë botërore”, por është bërë “fushëbetejë” për pesë vende anëtare të përhershme, raporton Anadolu.
Erdoğan: Indikacionet e ksenofobisë, racizmit dhe islamofobisë, që përshkallëzohen në krizë të re, kanë arritur nivele alarmante gjatë vitit të kaluar
Erdoğan: Shpresojmë të forcojmë më tej integrimin rajonal me projektin e ‘Rrugës së zhvillimit’ që do të zbatojnë vendet e rajonit
Erdoğan: Türkiye është ngopur me hipokrizinë e atyre që përdorin DEASH-in dhe grupe të ngjashme si mbulesë për interesat politike dhe ekonomike në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Sahel
Erdoğan: Ne duhet të reformojmë menjëherë institucionet nën çatinë e OKB-së përgjegjëse për të garantuar paqen, sigurinë dhe mirëqenien botërore
Presidenti Erdoğan i bën thirrje komunitetit global të njohë pavarësinë e Republikës Turke të Qipros Veriore, si dhe të vendosë lidhje diplomatike, politike dhe ekonomike
Erdoğan: Kërcënimi më i madh për integritetin territorial të Sirisë dhe unitetit politik është mbështetja e hapur që u jepet grupeve terroriste nga forcat me interesa atje
Erdoğan: Türkiye do të vazhdojë të mbështesë popullin dhe shtetin palestinez në luftën e tyre për të arritur të drejtat e tyre legjitime në bazë të ligjit ndërkombëtar
“Türkiye pret që BE-ja të përmbushë detyrimet e saj të cilat i ka lënë pas dore për kohë të gjatë”, tha Erdoğan, duke shtuar se “qëndrimet ambivalente ndaj Türkiyes duhet të marrin fund”
Erdoğan paralajmëron se çdo ndërhyrje ushtarake në Niger rrezikon të tërheq atë vend dhe të gjithë rajonin në një destabilitet më të thellë
Erdoğan: Karabaku është territor i Azerbajxhani dhe vendosja e ndonjë statusi tjetër nuk do të pranohet kurrë
Erdoğan: Asnjë shpjegim për faktin se 735 milionë njerëz përballen me urinë në epokën ku bota është zhvilluar kaq shumë me prosperitet të shtuar