Erdoğan: Interesi i investitorëve të huaj është manifestim i besimit ndaj ekonomisë turke

December 1, 2022
min lexim

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se rritja e interesit të investitorëve të huaj për Türkiye-n, përfshirë edhe tregjet e kapitalit, është një manifestim i besimit ndaj ekonomisë dhe diplomacisë turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rritja e interesit të investitorëve të huaj për Türkiye-n, përfshirë edhe tregjet e kapitalit, është një manifestim i besimit ndaj ekonomisë dhe diplomacisë turke. Deklaratat fatkeqe dhe qëllimkeqe të disave që nuk njohin veten e tyre dhe të cilat vendosin në objektiv tregjet tona të kapitalit, nuk do ta ndryshojnë kurrë këtë të vërtetë”, deklaroi Erdoğan në një mesazh që dërgoi në hapjen e Kongresit të 6-të të Tregjeve të Kapitalit të Türkiye-s i cili këtë vit mbahet në një strukturë hibride si online ashtu edhe fizikisht nga Unioni i Tregjeve të Kapitalit të Türkiye-s (TSPB) me temën “Përtej Financës: Investim në të Ardhmen e Botës”.

Në mesazhin e tij, Erdoğan uroi që Kongresi i 6-të i Tregjeve të Kapitalit të Türkiye-s të jetë i dobishëm për vendin, kombin, ekonominë dhe të gjithë investitorët. Të ftuarit e ardhur në Kongres nga jashtë vendit, Erdoğan i mirëpriti me shprehjen “Mirë se vini në vendin dhe Istanbulin tonë të bukur”.

Ai bëri të ditur se që nga tani u shpreh falënderime të gjithë atyre që do të ofrojnë kontribut për Kongresin. “Ne ruajmë ende vullnetin tonë për ta bërë një nga qendrat e financës globale Istanbulin tonë i cili është udhëkryq i qytetërimeve, kulturave dhe kontinenteve. Me hapat që kemi ndërmarrë në ekonomi, diplomaci, tregti, turizëm, transport dhe në shumë fusha, ne po përparojmë me hapa të sigurt drejt objektivave tona. Besoj se Kongresi i cili është tashmë një markë në çështjen e tregjeve të kapitalit, do të japë kontribut kuptimplotë për ne në këto përpjekje”, tha Erdoğan.

– “Vendi ynë, një nga yjet në rritje të viteve të fundit”

Presidenti Erdoğan theksoi se pandemia globale dhe konfliktet e nxehta të shënuara më pas në gjeografinë e afërt e kanë transferuar Türkiye-n në një pozicion të ndryshëm.

“Vendi ynë me infrastrukturën e fuqishme shëndetësore, me fuqinë prodhuese, aftësinë e rimëkëmbjes së shpejtë dhe me shumë avantazhe të saj ka qenë një nga yjet në rritje të viteve të fundit. Politikat balancuese dhe pajtuese që kemi vazhduar me sukses që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi, kanë përmirësuar edhe më tej rolin e Türkiye-s si ndërtues të lojës”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Me një vizion që do të shënojë shenjë në shekullin 21, Türkiye do të vazhdojë që historive të saj të suksesit t‘i shtojë të reja në çdo fushë”.

Erdoğan tha se beson që tregjet e kapitalit do të vazhdojnë udhëtimin e rritjes duke u ndikuar pozitivisht nga ky dinamizëm në ekonominë turke. “Dëshiroj të theksoj sërish se edhe dera, edhe zemra jonë është e hapur për të gjithë investitorët që i besojnë Türkiye-s, që investojnë në vendin tonë dhe që besojnë në të ardhmen e ndritur të ekonomisë turke”, tha ai.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple zbulon aplikacionet dhe lojërat e vitit në App Store

Story i radhës

Fundi i epokës së artë të Belgjikës

Të fundit nga

ShkoLartë