Erdogan i kërkon Elon Musk-ut të ndërtojë një fabrikë të Tesla-s në Turqi

min lexim

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar nga CEO i Tesla, Elon Musk, që të ndërtojë një fabrikë Tesla në Turqi.

Sipas mediave të huaja, Erdogan i bëri një kërkesë të tillë Muskut gjatë një takimi në “Shtëpinë Turke”, një rrokaqiell pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, tha agjencia turke e lajmeve AA, në platformën e mediave sociale X të dielën.

Erdogan ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Tesla dhe ambasada turke në Uashington, DC nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesave për koment – shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Siç bëhet e ditur më tej, Musk gjithashtu do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Kaliforni të hënën.

Musk theksoi në një postim në në X se bisedimet e tyre do të fokusoheshin në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Ndryshe, Tesla në gusht shprehu një interes për ndërtimin e një fabrike në Indi që do të prodhonte një automjet elektrik me kosto të ulët (EV).

Tesla aktualisht ka gjashtë fabrika dhe po ndërton një të shtatë në shtetin verior të Nuevo Leon të Meksikës, pjesë e përpjekjes së prodhuesit të makinave elektrike për të zgjeruar “gjurmët e saj globale”.

E në maj, Musk tha se prodhuesi i automjeteve ndoshta do të zgjidhte një vendndodhje për një fabrikë të re deri në fund të këtij viti.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Autobusi me ngjyrën rozë nga sot ofron shërbim të mamografisë falas

Story i radhës

Apple tha se do të përditësojë iPhone 12 nën presionin e Europës për nivelet e rrezatimit

Të fundit nga