​Erdogan do të vizitojë Ballkanin në shtator

1 minut lexim

Presidenti i Turqisë pritet të vizitojë vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Sipas tij, kjo konfirmon përkushtimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vizita që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin e Ballkanit,” tha ministri turk gjatë një aktiviteti në Ankara, raportojnë mediat turke.

Ende nuk është zbardhur agjenda e vizitës së kreut të shtetit turk në Ballkan dhe nuk dihet se a do të jetë Kosova në mesin e shteteve ku do të qëndrojë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

FC Shkupi në “mision” për të përmbysur rezultatin nga Irlanda

Story i radhës

Drejtoria e policisë financiare, padi penale për prokuroret që bastisën drejtorinë

Të fundit nga