Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve

March 6, 2023
1 minut lexim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është zotuar se do të rindërtojë rajonin jugor të vendit të tij, të goditur muajin e kaluar nga tërmete të fuqishme që morën jetën e mbi 46.104 personave, raporton Anadolu.

“Sot, derisa lëmë pas javën e katërt nga tërmetet, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë”, tha presidenti Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, respektivisht provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakirö Elazığ, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa. Mbi 13.5 milionë njerëz u prekën nga tërmetet në këto provinca turke, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriperëndimore.

“Qëllimi ynë është që në dy muajt e ardhshëm të fillojmë ndërtimin e 244 mijë ndërtesave dhe 75 mijë shtëpive të fshatit”, tha presidenti turk, duke shtuar se ndërtimi i 22 mijë prej tyre tashmë ka filluar.

Ai theksoi se brenda një viti gjithsej 488 mijë shtëpi të reja do të ndërtohen për viktimat e fatkeqësive në zonat e goditura nga tërmeti.

Presidenti turk gjithashtu tha se 100 mijë kontejnerë do të vendosen brenda dy muajve në rajon për 500 mijë viktima të tërmetit që të jetojnë në kushte më të mira.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E papritur/ Hamëz Jashari i ri ka një mesazh për Luizin

Story i radhës

Zherka tërhiqet nga Prishtina

Të fundit nga

ShkoLartë