Erdogan bën premtimin: Mandati im i fundit nëse fitoj zgjedhjet presidenciale, do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka premtuar se do të jetë mandati i tij i fundit nëse ai fiton në zgjedhjet presidenciale.

“Ne do të fillojmë ndërtimin e shekullit të Turqisë me mbështetjen që kërkojmë për herë të fundit në emrin tonë nga populli ynë në vitin 2023”, tha presidenti i Turqisë, gjatë një fjalimi në Samsuda.

Ai shtoi se më pas do t’ia dorëzojë stafetën “rinisë”, duke hequr dorë përgjithmonë nga ambiciet për pushtet.

“Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, shtoi ai.

Kujtojmë se Erdogan është në pushtet që nga viti 2003, dhe Partia e tij islamike-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) shpreson të mbajnë kontrollin e vendit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në qershor të vitit 2023.

Në tetor, Erdogan kishte përsëritur dëshirën e tij për të përgatitur një kushtetutë të re turke që do të ishte “demokratike, e thjeshtë dhe vizionare”.

Sipas disa vëzhguesve, kjo u interpretua si një qëllim për të modifikuar kufirin e dy mandateve presidenciale të parashikuar nga kushtetuta turke.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bllokada e transportuesve privat, Arsovska: Nuk ndjehem fajtore

Story i radhës

Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë

Të fundit nga