erdogan ben premtimin mandati im i fundit nese fitoj zgjedhjet presidenciale do tia dorezojme kete flamur te shenjte 6394bf81a2ca9

Erdogan bën premtimin: Mandati im i fundit nëse fitoj zgjedhjet presidenciale, do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë…

December 10, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka premtuar se do të jetë mandati i tij i fundit nëse ai fiton në zgjedhjet presidenciale.

“Ne do të fillojmë ndërtimin e shekullit të Turqisë me mbështetjen që kërkojmë për herë të fundit në emrin tonë nga populli ynë në vitin 2023”, tha presidenti i Turqisë, gjatë një fjalimi në Samsuda.

Ai shtoi se më pas do t’ia dorëzojë stafetën “rinisë”, duke hequr dorë përgjithmonë nga ambiciet për pushtet.

“Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, shtoi ai.

Kujtojmë se Erdogan është në pushtet që nga viti 2003, dhe Partia e tij islamike-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) shpreson të mbajnë kontrollin e vendit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në qershor të vitit 2023.

Në tetor, Erdogan kishte përsëritur dëshirën e tij për të përgatitur një kushtetutë të re turke që do të ishte “demokratike, e thjeshtë dhe vizionare”.

Sipas disa vëzhguesve, kjo u interpretua si një qëllim për të modifikuar kufirin e dy mandateve presidenciale të parashikuar nga kushtetuta turke.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bllokada e transportuesve privat arsovska nuk ndjehem fajtore 6394becd9fbb6
Story i mëparshëm

Bllokada e transportuesve privat, Arsovska: Nuk ndjehem fajtore

kush punon ne kompjuter ka nevoje per kete vitamine 6394bf87b800e
Story i radhës

Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë

Të fundit nga

Kthesë e papritur për Ernest Muçin

E ardhmja e Ernest Muçit do të jetë te Beshiktash të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi disi i papritur për sulmuesin shqiptar, i cili duket se do të
ShkoLartë