Era Istrefi është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.
Artistja krahas projekteve është edhe një femër që njihet për fizikun e tonifikuar dhe paraqitjet me shumë shije.
Era numëron mbi 1.4 milion ndjekës vetëm në llogarinë e saj të Instagramit ku edhe ndan me fansat imazhe nga më të ndryshmet.
Disa fotografi të reja, krijuesja e hitit “Bon bon” ka sjellur edhe sot (e premte) në të cilat fokusin kryesor kishin linjat e saj atraktive të turpit.
Era shihet e veshur me një bluzë pa mëngë me ngjyrë të kaltër dhe mini-fund ngjyrë bezhë.
Era Istrefi
Pamje ajo e kompletoi me doreza pa gishta me ngjyrë të kuqe dhe çizme të gjata dhe të zeza me maje.
Ajo dukej më në formë se asnjëherë më parë teksa nuk munguan as komente pozitive nga ana e admiruesve të saj.
Era Istrefi
Ndërkohë, theksojmë që pas një pauze të gjatë Era është rikthyer me muzikë të re.
Kënga e saj më e re është “Tkrkt” dhe përveç projekteve, këngëtarja ka nisur angazhimet edhe me performanca muzikore.