epic pergatit 2 miliarde dollare per financimin e metaverse 625462d9358a1

Epic përgatit 2 miliardë dollarë për financimin e metaverse

April 11, 2022
1 minut lexim

Planet e Epic për të ndërtuar metaverse morën një mbështetje të madhe ditën e sotme ndërsa zhvilluesi i Fortnite njoftoi një financim prej 2 miliardë dollarësh.

këto para do të përdoren për të “avancuar vizionin e kompanisë për ndërtimin e metaverse.”

Financimi vjen nga Sony që në të kaluarën ka investuar në Epic dhe Kirkbi. Ky i fundi është një grup investimi e familjes Krik Kristiansen që themeloi Lego Group.

Vetëm javën e kaluar Epic dhe Lego zbuluan një bashkëpunim për ndërtimin e një metaverse për familjet edhe pse shumë pak është folur lidhur me detajet.

Koncepti i turbullt i metaverse është në gojët e të gjithëve sot dhe Epic është një prej kompanive që e ka përdorur më së shumti idenë e botëve të ndërlidhura përmes platformave si Fortnite dhe Unreal Engine.

Aktualisht metaverse mbetet thjeshtë një ide në mendjet e CEO të teknologjisë ndërsa Fortnite është gjëja më e afërt me atë sesi do të ngjajnë koncertet virtuale në të ardhmen. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

covid 19 ne shqiperi 17 raste te reja dhe nje humbje jete ne 24 oret e fundit 6254629e5780d
Story i mëparshëm

Covid-19 në Shqipëri/ 17 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

a duhet flamuri dardan i rugoves te jete flamur shteteror i kosoves 625462dd21eef
Story i radhës

A duhet flamuri dardan i Rugovës të jetë flamur shtetëror i Kosovës?!

Të fundit nga

ShkoLartë