enver hasani eulex i me pa duke e vra njeriun ska mandat me trroke perpara 63aa0ecc68836

Enver Hasani: EULEX-i me pa duke e vra njeriun, s’ka mandat me t’rrokë përpara

December 26, 2022
1 minut lexim

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka thënë se misioni i EULEX-it në Kosovë nuk është shumë aktiv nga aspekti policor.

Ai, duke komentuar kërkesat e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, që të luajë rol më të madh për krizën në veri, ka thënë se me EULEX-in ky nuk është rasti.E madje, sipas Hasanit, EULEX-i edhe po të ishte prezent gjatë vrasjes së një njeriu, nuk do mtë mund të ndërhynte.

“Mandati i EULEX-it është me mandat tjetër, jo me dërgu helikopterë në cep të Kosovës për me arrestu njerëz. Me pa qaty duke e vra njeriun, s’ka mandat me rrokë përpara se s’është detyrë e tij. Mundet me qenë vetëm dëshmitar, por ka edhe imunitet dhe nuk të vjen”, ka thënë Hasani në Pressing të T7.

Hasani ka vlerësuar se ndërhyrja e Policisë së Kosovës për heqjen e barrikadave do të duhej të arsyetohej mirë para shteteve aleate, sepse një veprim i tillë, sipas tij, më shumë do të mund të hapte probleme të reja, se të evitonte të vejtrat.

Sipas Hasanit, kriza në veri duhet të zgjidhet me marrëveshje politike. 

MARKETING

RENT A CAR

korce dyndje turistesh jo vetem nga shqiperia por edhe nga kosova e maqedonia e veriut 63aa0ced5db96
Story i mëparshëm

​Korçë, dyndje turistësh jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut

taravari aleanca ka dy kryetare 63aa0f12cd4bb
Story i radhës

Taravari: Aleanca ka dy kryetarë

Të fundit nga

ShkoLartë