Enuzi: NP Higjiena Komunale-Shkup për çdo ditë kujdeset për pastërtinë e Urës së Gurit në Shkup

1 minut lexim

Ura e gurit, e cila është një nga simbolet kryesore historike të qytetit të Shkupit, është vazhdimisht cak i vandalizmit dhe sjelljes së pamatur, ndërsa te shtyllat në rrëzë të urës vazhdimisht shfaqen sasi të mëdha të mbeturinave të deponuara në mënyrë jo të duhur dhe ndihet një erë e pakëndshme. Kështu përmes një kumtese është shprehur, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale-Shkup”, Zudi Enuzi.

“Çdo ditë e mirëmban higjienën dhe pastërtinë e Urës së Gurit si një nga hapësirat publike më të frekuentuara në qendër të qytetit. Ekipet e Ndërmarrjes  kryejnë fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të të gjithë sipërfaqes së urës, si dhe të sheshit Maqedonia dhe Filip i Dytë”, ka thënë Enuzi.

Sipas drejtorit të “NP Higjiena Komunale-Shkup”, Zudi Enuzi aktivitetet zhvillohen çdo ditë, me tre turne, duke përfshirë edhe fundjavat.

Story i mëparshëm

Dallimi mes krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit

Story i radhës

RrGK lanson raportin “Diskriminimi me Bazë Gjinore dhe Punësimi ne Kosovë”

Të fundit nga