Enrique: Një vend i ri, një qytet i ri, lojtarë të rinj, njerëz të rinj, një ekip i ri

Luis Enrique, trajner i ri i parisienëve shpjegon arsyet e vendimit të tij për të pranuar projektin e Al Khelaifi-t dhe vendos synime të rëndësishme për vitin e ardhshëm:

“Jam shumë i lumtur, shumë krenar dhe i paduruar për të filluar. Gjithçka është e re dhe kur është e re është si të dalësh nga zona e rehatisë.

“Por unë jam i motivuar sepse është një vend i ri, një qytet i ri, lojtarë të rinj, njerëz të rinj, një ekip i ri. Shumë gjëra të reja, por e gjitha është shumë pozitive dhe siç thashë, pres me padurim për të filluar”.

– Çfarë ju tërheq nga projektin i PSG-së?

Arsyeja kryesore është se drejtuesit kanë një ide shumë të qartë për ekipin që duan të ndërtojnë, për projektin që duan të ndërtojnë duke përdorur burimet në dispozicion të Paris Saint-Germain.

“Dhe nuk po flas vetëm për burimet ekonomike, po mendoj edhe për burimet në aspektin infrastrukturor. Nga këtu, mendoj se ky projekt bashkon gjithçka që është e nevojshme për një trajner të nivelit tim”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Miftaraj: Peci e liroi nga detyra këshilltarin e tij, VV asnjë fjalë për Faruk Mujken

Story i radhës

“PS nuk mban askënd mbi shpinë”/ Rama për Ahmetajn: Ajo dosje ka dyshime të mjaftueshme, hetimet do e vërtetojnë

Të fundit nga