enrique i cudit te gjithe pas tre golave ne nje ndeshje te mbappes 654ff6e8cff52

Enrique i çudit të gjithë pas tre golave në një ndeshje të Mbappes

November 11, 2023
1 minut lexim

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique . ka lëshuar një deklaratë të çuditshme pas ndeshjes që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-0 ndaj Reims. Ai ka kritikuar Kylian Mbappe, i cili në fakt ishte protagonist i kësaj sfide, pasi shënoi të tre golat për ekipin e tij.

“Unë nuk jam i kënaqur në të vërtetë me Mbappe.

Nuk kam asgjë për të thënë rreth golave.

Por ai mund të ndihmojë më shumë skuadrën, në një mënyrë të ndryshme”, tha Enrike pas ndeshjes.

“Fillimisht do të flas me të rreth kësaj çështje. Kilian është një nga më të mirët në botë. Por ne na duhet më shumë. Ne duam që ai të bëjë më shumë”, deklaroi trajneri.

Kritikat padyshim i referohen problemit të zakonshëm me Mbappe, i cili nuk kthehet të ndihmojë në prapavijë duke lënë shpesh ekipin e tij me një lojtar më pak në momentet e vështirësisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

drejtori i investimeve kapitale ne prishtine reagon ashper ndaj muratit e quan kelysh te shefit dhe adoleshent 654ff0d1625cb
Story i mëparshëm

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan “këlysh të shefit” dhe “adoleshent”

bulqize humb jeten ne aksident i riu plagosen dy te tjere 654ffae98779a
Story i radhës

Bulqizë/ Humb jetën në aksident i riu, plagosen dy të tjerë

Të fundit nga

ShkoLartë