Pasi Jose Gaya do t’i mungojë Spanjës në Kupën e Botës, Luis Enrique ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin e tij.
Përzgjedhësi i Spanjës e ka ftuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde.
Kombëtarja spanjolle njoftoi zyrtarisht këtë të premte për këtë ndryshim në listë.
Balde më herët ishte i ftuar vetëm te Kombëtarja U21. Ai nuk ka regjistruar asnjë paraqitje zyrtare me Kombëtaren A.
19-vjeçari bëhet futbollisti i tetë i Barcelonës që do të luajë me Spanjën në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Eric Garcia, Jordi Alba, Sergio Busquets, Pedri, Gavi, Ansu Fati dhe Ferran Torres ishin futbollistët e ftuar më herët nga Enrique.