Enkelejd Alibeaj zbulon marrëveshjen e fshehtë Rama-Basha pas 25 Prillit

min lexim

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka pranuar se grupi i Lulzim Bashës hyri në një marrëveshje me Ramën pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit. Bëhet fjalë për votimin e zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut që kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, në shkurt të këtij viti. Në këmbim, PD-së që drejtohej asokohe nga Lulzim Basha iu premtua mbështetje për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

Deklarata ku Alibeaj pranon marrëveshjen me Ramën është bërë në një takim të zhvilluar dje.

“Morëm vendimin për të votuar zgjatjen e vetingut, me të gjitha qortimet që kemi pasur, i kemi edhe sot në fakt, bazuar në një lloj moraliteti politik, për aq sa morale që mund të jetë, kemi kërkuar “Po, duam mbështetje për reformën territorial dhe atë zgjedhore, por territoriale kryesisht” dëgjohet të thotë Alibeaj.

Video është publikuar nga deputeti tjetër i PD-së, Oerd Bylykbashi që thotë se ky pohim është konfirmimi i deklaratave të tij në mbledhjen e grupit parlamentar, për të cilin u konfrontua me Lulzim Bashën.

“Asokohe denoncova se Rama i pat ofruar Bashës t’i shtonte në hartë pak bashki në këmbim të votave të Bashës pët t’i zgjatur vetingun Ramës. E quajta pazar kuajsh: më jep një kalë të të jap një mushkë. Publikisht thashë se pazarin po e ofronte Rama dhe jo Basha, por nënteksti tregonte të kundërtën. Basha e kapi grepin dhe reagoi. I alarmuar, ai mblodhi kryesinë e grupit parlamentar të PD një të dielë në mbrëmje për të më bërë gjyqin: “A ke ti Oerd një ofertë për reformën territoriale?” ishte pyetja e Bashës që synoi të fshihte gjurmët e pazarit duke ma veshur mua që po e denoncoja” shkruan Bylykbashi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Holanda regjistron variantin Centauri, rasti i parë!

Story i radhës

Për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës! Ja çfarë po ndodh me çmimet e naftës

Të fundit nga