Enis Bytyqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës

1 minut lexim

Federata Atletike së Kosovës me atletët Junior (U18) e përfaqësuan denjësisht Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Atletikës i cili u mbajt më 12 qershor në Tivar të Malit të Zi.

Në këtë kampionat Kosova u përfaqësua me tetë atlet, 6 meshkuj dhe 2 femra.

Suksesin kulmor atje e arriti atleti nga Malisheva Enis Bytyqi i cili u stolis me medaljen e artë duke e merituar plotësisht atë..

Bytyqi medaljen e artë e siguroi në disiplinën 400 metra në kategorinë U18.

Atletët tjerë që e përfaqësuan Kosovën në këtë kampionat ishin:

Olti Bytyqi në disiplinën 800m

Ezan Kryeziu në disiplinën 800m

Enis Bytyqi në disiplinën 400m

Emine Jenuzi në disiplinën100m

Delvinë Hajdari në disiplinën 100m

Albian Kuqi në disiplinën hedhja e gjyles

Amel Abazovič në disiplinën hedhja e diskut

Ibush Ademi në disiplinën kërcim së gjati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet zyrtari komunal në Fushë Kosovë, kjo është arsyeja

Story i radhës

11 vjet burg për dy persona që vodhën cigare në Viti

Të fundit nga