Enis Bytyçi në mesin e dhjetë shpresave olimpike: Synimet i kam të qarta!

min lexim

Sot është bërë e ditur lista e Dhjetë Shpresave Olimpike 2023, në mesin e tyre është edhe atleti i talentuar i KA Malishevës, Enis Bytyçi, reprezentues i Kosovës.

Atleti 16-vjeçar është i lumtur që është në këtë mes dhe e motivon edhe më shumë për vitin 2023.

Reprezentuesi i Kosovës, tha se e ka pritur të jetë në mesin e dhjetë shpresave duke iu falënderuar edhe punës me zell të shtuar nën drejtimin e kryetrajnerit Adrian Mazreku. 

Image

“Enis Bytyçi në mesin e 10 shpresave Olimpike për vitin 2023 të përzgjedhur nga KOK-u që do të përfitojnë bursë nga MKSR-ja”, shkruan në faqen e KA Malishevës.   

Bytyçi është kampion i Ballkanit për kategorinë U-18, një sukses i madh për djaloshin nga Malisheva.

“Bota sot”: Jeni përzgjedhur në mesin e Dhjetë Shpresave Olimpike 2023, çfarë do të thotë kjo për ju?

Enis Bytyçi: Jam i lumtur që jam zgjedhur në mesin e 10 shpresave olimpike për vitin 2023, një gjë të tillë e kam pritur sepse kemi punuar shumë me trajnerin tim, Adrian Mazreku, tani e 6 vite, këtë vit që po e lëmë pas dhe kurorëzuam me medalje të artë Ballkanike dhe pjesëmarrje në Kampionatin Evropian.

Shfrytëzoi rastin t’i falënderoi të gjithë ata që më mbështetën në mënyra të ndryshme që unë sot të jem këtu.
Puna ime do vazhdon me intensitet të lartë sepse në vitin 2023 na presin shumë gara ndërkombëtare.

“Bota sot”: Si e vlerësoni vitin 2022, jeni të kënaqur me rezultate, cili ka qenë rezultati më i mirë dhe dëshpërimi?

Enis Bytyçi: Viti 2022 ishte viti më i suksesshëm për mua sepse u stolisa me medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik njëkohësisht ishte edhe gara ime me e suksesshme e vitit

“Bota sot”: Cilat janë synimet për vitin 2023?

Enis Bytyçi: Synimet e mia për vitin 2023 janë paraqitja sa më e mirë ne garat ndërkombëtare, disa rekorde shtetërore dhe kapja e normave ballkanike dhe europiane për grupmoshat U20.

Image

Enis Bytyçi, në mes 

“Bota sot”: Gjatë këtij viti morët pjesë edhe në Kampionatin Ballkanik në Beograd, shënuat rekordin e Kosovës, por në anën tjetër a kishit ndonjë lloj presioni a frikë?

Enis Bytyçi: Kampionati Ballkanik i mbajtur në Serbi, ishte një ndër garat që kam pasur me pak presion dhe frikë.
Siguria ishte në nivel shumë të lartë dhe unë jam fokusuar vetëm për garë.

“Bota sot”: Garoni në disiplinën 400 metra, a shpresoni se do të keni konkurrencë edhe më të fortë në vitin 2023?

Enis Bytyçi: Po konkurrenca në vitin 2023 do të jetë shumë më e fortë sepse do ta ndërroj grupmoshën dhe do të garoj me atlet me moshë më të madhe

Bota sot”: Çfarë i mungon juve si atlet?
Enis Bytyçi:
Në tre vitet e fundit kemi qenë relativisht mirë me kushte, ndërsa kushtet janë përmirësuar edhe më shumë në vitin 2021 ku është rregulluar shtegu i atletikës këtu në Malishevë.

Kemi nevojë për lehtësim në proces mësimor sepse edhe ne si atlet po ashtu edhe trajneri ynë po na duhet me humb shumë  javë mësimi gjatë vitit.

Kemi nevojë për përgatitje në kampe ndërkombëtare të nivelit elitar.

Kemi nevojë për një palestër të atletikës sepse tek ne në Kosovë dimri i gjatë dhe palestra do na ndihmonte shumë.

Kjo bursë nga MKRS-ja është e mirëseardhur por nuk mjafton për të ngritur kapacitetet tona për garat e nivelit ndërkombëtar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Për këto tri shenja të horoskopit, fillimi i vitit 2023 do të jetë fatlum

Story i radhës

Eksponentë policie ruanin Martinajn? Gazetari jep të tjera detaje nga ngjarja më e nxehtë e momentit

Të fundit nga