engjelli i vdekjes i aushvic zvicra do te hape dosjet sekrete per nazistin mengele 6a0855298be1d

“Engjëlli i Vdekjes” i Aushvic/Zvicra do të hapë dosjet sekrete për nazistin Mengele

May 16, 2026
1 minut lexim

Shërbimi Federal i Inteligjencës Zvicerane ka njoftuar se do të hapë pas dekadash sekreti dosjet e vulosura që lidhen me kriminelin nazist të luftës Josef Mengele, i njohur si “Engjëlli i Vdekjes” i Aushvic.



Megjithatë, autoritetet nuk kanë përcaktuar ende një datë për publikimin e plotë të dokumenteve.

Vendimi është përshëndetur nga historianë dhe studiues, të cilët prej vitesh kërkojnë qasje në këto arkiva për të hedhur dritë mbi lëvizjet dhe aktivitetin e mundshëm të Mengeles pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC.

cc8a6060 5081 11f1 b637 39d6d94b351f.jpg

Mengele ishte mjek në njësinë naziste Waffen-SS dhe shërbeu në kampin e shfarosjes së Auschwitzit, ku ishte përgjegjës për përzgjedhjen e të burgosurve që dërgoheshin në dhomat e gazit dhe për eksperimente mjekësore mbi të burgosurit, kryesisht fëmijë dhe binjakë.

Rreth 1.1 milion njerëz u vranë në Auschwitz, shumica hebrenj.

Pas luftës, ai arriti të arratisej nga Evropa dhe sipas të dhënave historike, përdori dokumente udhëtimi të Kryqi i Kuq të lëshuara në Gjenova për të udhëtuar drejt Amerikës së Jugut, ku jetoi kryesisht në Argjentinë, Paraguaj dhe Brazil.

2e0ec0e0 5084 11f1 b65e 7792809e12cc.jpg

Megjithatë, për dekada kanë qarkulluar dyshime se ai mund të ketë vizituar fshehurazi Zvicrën edhe pas arratisjes, përfshirë pretendime mbi lëvizje të dyshimta dhe mbikëqyrje të mundshme nga autoritetet zvicerane në fillim të viteve 1960.

Sipas disa studiuesve, dosjet e klasifikuara mund të mos zbulojnë drejtpërdrejt lëvizjet e Mengeles, por informacione mbi bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës europiane dhe gjuetinë e kriminelëve nazistë, përfshirë edhe rolin e mundshëm të shërbimeve si Mossad.

918ea770 507f 11f1 b637 39d6d94b351f.jpg

Josef Mengele vdiq në Brazil në vitin 1979 dhe identiteti i tij u konfirmua përfundimisht në vitin 1992 përmes analizave të ADN-së. Megjithatë, misteri rreth lëvizjeve të tij pas luftës dhe mundësisë së kontakteve të fshehta me Evropën mbetet ende i pazgjidhur.

Hapja e arkivave pritet të hedhë dritë mbi një nga çështjet më të debatueshme të historisë së pasluftës, ndërsa studiuesit paralajmërojnë se dokumentet mund të publikohen me redaktime të pjesshme për arsye sigurie dhe privatësie.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dy te rinj nga tetova thone se jane sulmuar nga nje grup prej 20 personave 6a08435a09a70
Lajmi i mëparshëm

Dy të rinj nga Tetova thonë se janë sulmuar nga një grup prej 20 personave

vlen pas pankartave studentore fshihet dora e bdi se 6a085f523afd5
Lajmi i radhës

VLEN: Pas pankartave studentore fshihet dora e BDI-së

Të fundit nga

ShkoLartë