Enët nuk duhet të lahen me sfungjer

min lexim

Sfungjerët e kuzhinës përmbajnë më shumë baktere sesa furçat e kuzhinës, të cilat mund të jenë një mënyrë higjienike më e pranueshme për të larë enët, thonë studiuesit nga Norvegjia.

“Salmonella dhe bakteret e tjera rriten dhe mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça, ndërsa arsyeja është se sfungjerët nuk thahen kurrë gjatë përdorimit të përditshëm”, ka thënë Trond Moretro, një shkencëtar në Nofima, instituti norvegjez për kërkime në lidhje me ushqimin.

“Një sfungjer mund të përmbajë më shumë baktere sesa ka njerëzit në planetin Tokë”, ka shtuar autori i studimit të ri të botuar në Journal of Applied Microbiology.

Edhe pse shumë baktere nuk janë të dëmshme, ato që janë – si salmonella – mund të përhapen nga sfungjerët në duar, sipërfaqet e kuzhinës dhe pajisjet dhe potencialisht mund t’i sëmurin njerëzit, pohojnë ekspertët.

“Sfungjeri është i lagësht dhe grumbullon mbetje ushqimore që janë gjithashtu ushqim për bakteret, duke çuar në rritjen e shpejtë të baktereve”, ka shtuar ai.

Ajo që i habiti më shumë studiuesit në gjetjet e tyre ishte se nuk kishte rëndësi se si njerëzit e pastronin sfungjerin apo sa shpesh e bënin këtë gjë.

“Mënyra se si konsumatorët i përdornin sfungjerët e tyre nuk ishte shumë e rëndësishme për sa i përket rritjes së baktereve. Është shumë e vështirë për konsumatorët të shmangin rritjen e baktereve në sfungjer përderisa ato të ndërrohen secilën ditë”, ka deklaruar Moretro.

Hulumtimi për sfungjerët dhe furçat e përdorura bazohet në një studim laboratorik të publikuar vitin e kaluar nga i njëjti ekip studiuesish, i cili zbuloi se bakteret e dëmshme mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça.

Ekspertët rekomandojnë zierjen e sfungjerëve të kuzhinës, për të zvogëluar “një pjesë të ngarkesës bakteriale”, por vetëm këto masa nuk janë adekuate për të parandaluar kontaminimin.

Hulumtimi ishte pjesë e një projekti të sigurisë ushqimore të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Von der Leyen sërish në Kiev

Story i radhës

Liverpool garanton sulmuesin

Të fundit nga