Eneo Bitri i bën njerëzit në Kazakistan “të flasin me vete”

August 19, 2023
1 minut lexim

Eneo Bitri mund të cilësohet si “besniku i përjetshëm” i Partizanit. Pavarësisht se mund të largohet nga të kuqtë, gjithmonë është me zemër dhe mendje te kjo skuadër.

Këtë e ka treguar në jo pak raste, jo vetëm në deklarata, por edhe duke qenë prezent fizikisht në derbi apo në momentin e ngritjes së titullit, sa herë i jepet mundësia e udhëtimit për në Shqipëri.

Më herët Eneo Bitri ka luajtur edhe për Astanën. Megjithatë përpara Partizanit nuk mund të vendos askënd tjetër. I pyetur nga gazetarët në Kazakistan për diferencën mes dy ekipeve, Eneo Bitri nuk mendohet gjatë, Partizani do të shkojë në fazën e grupeve.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat.

Është e vështirë të bësh ndonjë parashikim. Taktikisht Partizani është më i fortë se Astana, por Astana ka lojtarë më cilësor.

Mendoj se Partizani do të shkojë më tej dhe do të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League”, tha Bitri.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lufta ndaj gomoneve/ Gjysmë miliardi stërlina nuk mjaftojnë të ndalin fluksin

Story i radhës

Peleshi: Ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në Porto Palermo

Të fundit nga

Horoskopi i datës 2 qershor 2025

Dashi Po ditët të silleni gjatë kësaj dite keni për të ftuar më shumë. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më tolerantë e më të kuptueshëm me partnerin tuaj, marrëdhënia në çift
sqmken
ShkoLartë