enea kolici i bashkohet kosoves se dusseldorfi 67f42dcb9fcba

Enea Koliçi i bashkohet Kosovës së Dusseldorfi

April 7, 2025
1 minut lexim

Portieri i shquar Eneq Koliqi ka firmosur me liderin e Landesliga-s, Kosovën e Dusseldorfit.

Klubi kuqezi ka bërë të ditur se Koliqi do t’i mbrojë ngjyrat e tyre nga edicioni i ri.

“Jemi krenarë të njoftojmë transferimin e portierit të njohur Enea Koliçi, i cili do të veshë fanellën e klubit tonë duke nisur nga sezoni 2025/2026!

Koliçi, një figurë e njohur dhe me shumë përvojë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, vjen pas një periudhe me FC Ballkani, ku ishte pjesë e skuadrës në garat evropiane dhe elitën e futbollit kosovar.

Gjatë sezonit të fundit, ai regjistroi paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë të tij mes shtyllave.

I lindur më 13 nëntor 1986 në Shkodër, Enea Koliçi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme me klube si Skënderbeu, Kukësi, Flamurtari, Gjilani, dhe së fundmi me Ballkanin.

Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Shqipërisë U21, dhe njihet për profesionalizmin, lidershipin dhe qetësinë që sjell në çdo ndeshje.

Me ardhjen e Koliçit, klubi ynë fiton jo vetëm një portier me eksperiencë, por edhe një lider të vërtetë brenda dhe jashtë fushës.

Mirë se vjen në familjen tonë, Enea – mezi presim të fillojmë një kapitull të ri së bashku!”, njofton FC Kosova.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gjykata ua cakton nga 30 dite paraburgim kater serbeve qe u arrestuan ne gjakove 67f42a16d60ee
Story i mëparshëm

Gjykata ua cakton nga 30 ditë paraburgim katër serbëve që u arrestuan në Gjakovë

nje pajisje revolucionare i riktheu te folurit nje pacienteje pasi kishte pesuar goditjeje ne tru 67f42ebad0053
Story i radhës

Një pajisje revolucionare i riktheu të folurit një pacienteje pasi kishte pësuar goditjeje në tru

Të fundit nga

Edita Tahiri tregon se pse nuk u martua kurrë

Ish-diplomatja, Edita Tahiri, ka rrëfyer në emisionin Weekend se pse nuk u martua kurrë. “Ka pyetje por edhe interesim të njerëzve që nuk jam martuar. Edhe më pyesin. Nuk lidhet me angazhimin
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë