Ëndrra e dyfishtë e Chelsea-t

1 minut lexim

Chelsea ka nisur një epokë të re pas blerjes së klubit nga biznesmeni miliarder amerikan Todd Boehly. 48-vjeçari duket se po planifikon një merkato të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse nga Spanja kanë ardhur zëra për një rinovim të kontratës (i skadon pas katër ditësh) shumë afër me Barcelona-n, Chelsea vazhdon të jetë një hipotezë konkrete për francezin.

E përditshmja angleze Daily Mail ka shkruar se Thomas Tuchel ëndërron të ketë në dispozicion Dembele dhe Raheem Sterling të Manchester City-t për sezonin e ardhshëm.

I pari mund të merret me kosto zero, por do të kushtonte gjithsesi shumë mes bonuseve, komisioneve dhe rrogës së futbollistit.

I dyti ka një vlerësim të lartë. Në rast se Chelsea do të arrijë t’i marrë të dy, ka shkruar Daily Mail, Blues do të duhet të shpenzonin më shumë se 150 milionë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur nis Big Brother Vip 2? Lori Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve: Fillon direkt pas…

Story i radhës

Paraburgim tetë ditor për incidentin e djeshëm në qendër të Prilepit

Të fundit nga