Ende vazhdon takimi i kryenegociatorëve, mbi gjashtë orë

Për më shumë se gjashtë orë është duke vazhduar takimi i sotëm i përbashkët i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit, me ndërmjetësimin e emisarit evropian Miroslav Lajçak, ku vazhdojnë diskutimet për çështjen e dinarit.

Për të njëjtën temë tashmë është duke u diskutuar për të shtatën herë.

Krejt kjo erdhi për shkak të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për kryerjen e pagesave dhe përdorim të vetëm të valutës euro në Kosovë.

Në të gjitha këto takime deri tani nuk është arritur një kompromis mes palëve, për të njëjtën çështje bashkësia ndërkombëtare ka qenë kritike ndaj palës së Kosovës.

Story i mëparshëm

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Story i radhës

Toksikologjia “toksike” për punonjësit shqiptarë! Kanë denoncuar fyerje me baza etnike nga mjeku Beqarovski

Të fundit nga