Ende s’kanë leje, por vazhdojnë të punojnë – Po ndërtohet objekti afër shtëpisë së pleqve në Çair

October 3, 2024
1 minut lexim

Punëtorët i gjetëm duke punuar tek objekti afër shtëpisë së pleqve në Çair që ende nuk ka leje, por sapo na panë duke incizuar, u larguan…

Këtu afër shtëpisë së pleqve në lagjen “Xhon Kenedi”, përsëri ka vazhduar të ndërtohet ky objekt që gjendet prapa meje, tani sapo biseduam prapa kamerës me investitorin e kësaj, ai na tha se nuk po bën asnjë shkelje ligjore dhe se ka të drejtë të ndërtojë këtu.

Investitori nuk pranoi të flasë para kamerës. E drejtuesi i Shtëpisë së Pleqve, Nevaip Ramadani ka një kërkesë deri te investitori, t’ua rregullojë gypin e ujësjellësit, pasi që e kanë dëmtuar gjatë punimeve.

“Nuk na pengon asgjë, nuk kemi pengesë ato e kanë vendin e vet. Ne kemi një pengesë me ujin këtu, ka mbetur gypi jashtë duhet ta rregullojnë atë. Në breg ka mbetur ajo e ujësjellësit”, tha Nevaip Ramadani, drejtor i Shtëpisë së Pleqve.

Nga ana tjetër nga Komuna e Çairit tregojnë se leja për ndërtim ende nuk është dhënë, por ka leje  vetëm për vendosjen e murit mbrojtës.

“Nga Komuna e Çairit pronarit të hapësirës i është dhënë leje për vendosjen e rrethores (murit mbrojtës), që të sigurohet ajo pjesë nga shembja. Deri në marrjen e lejes për ndërtim, në atë pjesë nuk mund të ndërtohet ndërtesë”, thotë Komuna e Çairit.

Kërkuam përgjigje edhe nga Ministria e Transportit se ku ka ngelur procedura për marrjen e lejes nga ana e investitorit, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigjën.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Miliarderja 84-vjeçarje trondit me pamjen e saj në takim me të dashurin 27 vjeç më të ri

Story i radhës

Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan

Të fundit nga

ShkoLartë