ende nuk ka nisur projekti i tregut te gjelber ne kryeqytet 67df361713896

Ende nuk ka nisur projekti i Tregut të Gjelbër në kryeqytet

March 23, 2025
1 minut lexim

Ende nuk ka nisur projekti i Tregut të Gjelbër në kryeqytet. Nga Vetëvendosje e shohin si shumë të nevojshëm nisjen e ndërtimit të tregut, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për tregtarët.

Kurse nga komuna e pranojnë që janë shkaktuar vonesa në këtë projekt, por që shpresojnë që të nisë brenda këtij mandati.

Për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në kryeqytet, kishte njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në rrjetet sociale në vitin 2023. Edhe përgatitjet për zhvendosjen e tregtarëve në ish-hapësirat e AKP-së, afër RTK-së, patën nisur. Por sot, kur jemi në vitin 2025, ende nuk ka nisur ndërtimi i tregut.

Nga komuna e pranojnë që janë shkaktuar vonesa në këtë projekt, por që shpresojnë që të nisë brenda këtij mandati.

“Është duke u punu në fazën e projektimit dhe shpejt pritet të dalë në prokurim, duhet të shohim edhe ngecjet tjera ku kanë ndodhur edhe të ketë reflektim për këto ngecje”, tha Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës.

Nga Vetëvendosje në Prishtinë e shohin shumë të nevojshme nisjen e ndërtimit të tregut, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për tregtarët.

“Ne jemi të habitur qysh një treg kaq i vogël, e ky kryeqytet i cili ka kaq shumë mjete buxhetore, të cilat po teprojnë për çdo vit, nuk është në gjendje me ndërtu një treg të ri, edhe me janë krijuar kushtet ma të mira  atyre tregtarëve për ta ushtruar veprimtarinë”, tha Faton Zeka, asamblist i VV-së në Prishtinë.

Realizimi i projektit të tregut të gjelbër po konsiderohet i rëndësishëm, marrë parasysh që tregtarët janë në këto hapësira prej kohësh.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

inteligjenca britanike vladimir putin po detyron ukrainasit te marrin nenshtetesine ruse 67df3568ef294
Story i mëparshëm

Inteligjenca britanike: Vladimir Putin po detyron ukrainasit të marrin nënshtetësinë ruse

gjesti arrin 500 000 ndjekes ne instagram mirenjohes per cdo mbeshtetje 67df3744d46b2
Story i radhës

Gjesti arrin 500.000 ndjekës në Instagram: Mirënjohës për çdo mbështetje

Të fundit nga

Norvergjia shënon fitore të thellë

Kombëtarja e Norvegjisë ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 4:2 ndaj Uellsit, në takimin e xhiros së dytë të kualifkueseve për Kampionatin Botëror. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin në Debrcen të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë