ende nuk eshte unfikuar cmimi i barnave ka mungese ne treg 67e0f0416e151

Ende nuk është unfikuar çmimi i barnave, ka mungesë në treg

March 24, 2025
1 minut lexim

Janë bërë pothuajse dy muaj që nga fillimi i zbatimit të listës së unifikuar të çmimit të barnave nga Ministria e Shëndetësisë por situata në treg po del të jetë sfidues.

TV Dukagjini ka blerë një tabletë “Daleron”, që përdoret kundër dhimbjeve të lehta dhe merret pa përshkrim të mjekut në tri barnatore të ndryshme, por ai nuk e ka çmimin e njëjtë.

Që nga një shkurti, Ministria e Shëndetësisë kishte deklaruar se Inspektorati Farmaceutik do të jetë plotësisht i angazhuar, për të monitoruar dhe zbatuar këtë reformë.

E deri tani sipas një përgjigje për televizionin, Ministria e Shëndetësisë tregoi që janë bërë mbi 400 inspektime.

“Nga kjo datë, Inspektorati Farmaceutik ka filluar zbatimin e këtij Vendimi të Ministrit, ku deri me tani janë kryer 460 inspektime në qarkullues farmaceutik me pakicë (barnatore). Gjatë këtyre inspektimeve, është vënë re se barnatoret janë në procesin e vendosjes së çmimeve të reja për produktet medicinale”, thuhet nga MSHA-ja.

Televizioni ka përcjell pyetje në drejtim të Inspektoratit Farmaceutik, respektivisht Kryeinspektores farmaceutike, Remzie Thaqi, duke kërkuar informacione nëse ka dënime për farmacitë që nuk e kanë zbatuar ligjin, por deri në publikim të kësaj kronike, nuk kemi marr përgjigje.

Se ky ligj nuk po zbatohet po e thonë edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

“Vendimi për unifikimin e çmimit të barnave po tentohet të bëhet në mënyrë të pjesshme dhe jo në tërësi. Çmimet e barnave edhe janë ulur edhe janë ngritur mirëpo jo në formatin drastik siç e ka prezantuar Ministria e Shëndetësisë” Pavarësisht të gjitha, nisma ka shkaktuar probleme në treg duke bërë që shumë produkte esenciale të mungojnë, kryesisht për shkak se kompanitë nuk po i importojnë për shkak të kostos më të lartë sesa çmimi i shitjes në Kosovë”, ka deklaruar Astrit Haxhijaha, nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

berisha ne parlamentin italian takohet me eurodeputeten e forza italia s mirenjohes per mbeshtetjen 67e0ae61c0f0e
Story i mëparshëm

Berisha në parlamentin italian, takohet me eurodeputeten e “Forza Italia”-s: Mirënjohës për mbështetjen…

mesimi qe po merr donald trumpi me nje kosto te larte 67e0f785bc063
Story i radhës

Mësimi që po merr Donald Trumpi, me një kosto të lartë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë