Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se pensionet do të rriten sipas përllogaritjes me metodologjinë e re, por nuk japin detaje shtesë se kur do të ndodhë rritja e pensioneve.
Po ashtu nuk zbulohet as metodologjia e re, por nga shoqatat e pensionistëëe sugherojë që kur të caktohet rritja, të merret parasysh rritja e pagave dhe rritja e shpenzimeve për jetë.
Edhe ata nuk kanë përllogaritje se sa do të ishte rritja e pensioneve, por shpresojnë se propozimi i tyre do të pranohet nga qeveria.
“Pensionistët propozojnë dhe këto propozime bazohen në përllogaritje, analiza. Konsiderojmë se do të respektohemi nga qeveria, tha Stanka Trajkovska, kreytare e Lidhjes së Pensionistëve.
Përveç rritjes së pensioneve, me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, po ashtu pritet të rriten edhe pagat në sektorin publik.