Ende ka shpresë! Forcat e kërkimit-shpëtimit në Turqi në luftë me kohën, tentojnë të nxjerrin ende njerëz të gjallë nga rrënojat

February 18, 2023
1 minut lexim

Numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën më 6 shkurt Turqinë ka shkuar në mbi 40 mijë, tha sot kreu i agjencisë turke të fatkeqësive Yunus Sezer. Edhe në Siri, numri zyrtar i viktimave i kalon 6 mijë, që do të thotë se numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti në të dy vendet i kalon 46 mijë.

Në të njëjtën kohë, miliona njerëz të zhvendosur po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre të përditshme, ndërkohë që një valë e re refugjatësh, kryesisht nga Siria, ka nisur të lëvizë drejt Evropës.

Për sa i përket dëmeve materiale, në Turqi rreth 82 mijë ndërtesa janë shkatërruar ose kanë pësuar dëme të konsiderueshme dhe janë konsideruar të papërshtatshme për banim.

E ndërsa koha kalon, forcat e kërkim-shpëtimit luten dhe shpresojnë që të nxjerrin ende njerëz të gjallë nga rrënojat. Tre persona, përfshirë një fëmijë, u nxorën të gjallë nga rrënojat 296 orë pas tërmetit, ndërsa një tjetër humbi jetën vetëm pak minuta pasi u shpëtua.

Një ditë më parë një tjetër i mbijetuar, një 45-vjeçar, është nxjerrë nga rrënojat 278 orë pas tërmetit, në provincën e Hatay.

Shanset për të mbijetuar tani duken më të vogla rreth epiqendrës më në veri, në zonat malore si Kahramanmaras, madje edhe në zonat e mbuluara me borë si Elbistan dhe Antiyaman.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti takohet me dy senatorë amerikanë, flasin për dialogun dhe propozimin franko-gjerman

Story i radhës

Xavi komenton rënien e formës së Lewandowskit

Të fundit nga

ShkoLartë