“Ende duhet të kursejmë” – 358 miliardë denarë rëndon buxheti shtetëror për vitin 2025

October 29, 2024
1 minut lexim


Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet për vitin 2025 janë planifikuar në 358 miliardë denarë, që është për 13% më shumë nga buxheti për vitin 2024, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në nivel të 400 miliardë denarëve, që është rritje për 10% në krahasim me buxhetin për vitin 2024.


Rritja ekonomike është planifikuar në nivel prej 3,7%, deficiti buxhetor në 4%, inflacioni 2,2%..

“Kemi krijuar një buxhet që duhet të sjellë zhvillim real në vend. Shpenzimet kapitale janë në nivelin prej 50,65 miliardë denarë, që është rritje prej 13 për qind ose gjashtë miliardë denarë në raport me ribalancin e buxhetit. Mbi këtë e bazojmë zhvillimin dhe kjo shqyrtohet me faktin se shuma e shpenzimeve kapitale është më e lartë se shuma nominale e deficitit”, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.


Situata, theksoi Dimitrieska-Koçoska, ende na detyron të kursejmë, por do të veprojmë me kujdes që t’u mundësojmë institucioneve të kryejnë rregullisht përgjegjësitë e tyre dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset. 

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dimitrieska-Koçoska: Nuk ka arsye për dyshim, investimet kapitale janë reale dhe do të realizohen

Story i radhës

Mosbindja civile/ Tensione të vogla, përfundon pa incidente protesta 3 orëshe e opozitës…

Të fundit nga

ShkoLartë