EMV: Është siguruar gaz për ngrohje në muajin nëntor

October 25, 2022
min lexim

Afati ishte deri të premten, por SH.A. EMV la kohë deri më sot që të marr oferta për furnizim me gaz natyror për prodhimin e energjisë termike në ngrohtoret e kryeqytetit. Nuk japin shumë detaje, por nga që pritja e ofertës ishte të dërgohet përmes postës, bëhet fjalë për një kompani të huaj që ka ofruar një kosto më të favorshme se kompania vendore “Makpetrol”.

Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut thanë se për gazin kanë dy oferta, njëra nga “Makpetrol”, e cila është me kosto të lartë dhe oferta e dytë nga një kompani e huaj, që sipas tyre duhet ta plotësojnë me të gjitha të dhënat dhe ta dërgojnë në formë zyrtare. Kjo duhet të firmoset brenda javës që në nëntor mos të ketë ndalesë të ngrohjes në Shkup.

“Pas shqyrtimit të ofertave të reja, u konstatua se çmimi i ofertës nga Makpetrol është i lartë, andaj SHA EMV po shqyrton mundësinë nëse do të blejë gaz natyror për prodhim të energjisë termike për muajin nëntor nga Makpetrol apo do të presë ofertat e tjera që aktualisht janë dërguar si jo të plota”, njoftojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Nëse do të kishte një ofertë me çmim të pranueshëm të gazit natyror nga EMV planifikojnë të blejnë për gjashtë muajt e ardhshëm, pra për gjithë sezonin e ngrohjes për ngrohtoret, dhe për kompaninë TE-TO.
Gazi që duhet të prokurojë EMV do të përdoret për prodhimin e energjisë termike. Sipas përllogaritjeve
duhen pak më shumë se 250 milionë metër kub për dy ngrohtoret Lindje dhe Perëndim, dhe TE-TO-n.
Kryeministri Kovaçevski tha se me gaz të kompresuar natyror që sot do rikthehet furnizimi edhe nga Serbia, i cili do të transportohet përmes cisternave speciale për tu përdorur burim i energjisë për ngrohje.

“Për të mos mbetur pa këtë gaz të kompresuar kontaktuam me qeverinë serbe dhe ata miratuan kërkesën tonë duke hequr ndalesën e eksportit drejtë Maqedonisë kështu që me gaz të kompresuar do të furnizohen objektet shkollore dhe objektet shëndetësore që deri më tani kanë shfrytëzuar këtë gaz”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Nga 1 nëntori shkupjanet nuk dihet se a do të ngrohen me energjinë termike të prodhuar nga gazi natyror apo nga derivatet e naftës. Rreth 65,000 përdorues janë të lidhur në rrjetin e furnizuesit të ri të ngrohjes EMV – Furnizimi, 3,800 prej tyre deri më tani kanë lidhur kontrata të reja.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“58 vjeçari nuk më përmbush në shtrat, por nuk mund të heq dorë nga luksi që më ofron, kurse i dashuri i ri..”

Story i radhës

Rama: Parkingu nëntokësor i Prishtinës po përfundon

Të fundit nga

ShkoLartë