Xhejms Medison ka qenë një nga surprizat në listën e Anglisë për Botërorin, duke marrë një vend në sulm teksa mbeten jashtë lojtarë si Sanço apo Abraham.
Por jo një surprizë për vetë sulmuesin e Leisterit, i cili kishte një besim të pafund në aftësitë e tij dhe këtë e ka treguar që në moshë të re.
Së fundmi është zbuluar një postim i vjetër i tij në Twitter, që kur ishte 16-vjeçar, ku parashikonte se do të kishte sukses në futboll.
“Sot, mësuesi më tha “vetëm 1 në 1 milion ia dalin si futbollistë”. Unë i thashë atij se unë jam ai 1”, shkruante asokohe djaloshi 16-vjeçar Medison, i bindur se do të kishte sukses në karrierën e tij.
Parashikimi i tij doli i saktë, pasi tashmë 25-vjeçar, ai po bëhet gati që të luajë në Kupën e Botës, ku ka shkuar falë paraqitjeve mbresëlënëse në këtë edicion me fanellën e Leisterit.