emri goditi disa here me thike nje person ne durres ekstradohet nga greqia 32 vjecari 695bbe9e5d14b

Emri/ Goditi disa herë me thikë një person në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari

January 5, 2026
1 minut lexim

Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Miha, i lindur në Bulqizë, i cili akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Durrës.

Ekstradimi u realizua si rezultat i bashkëpunimit operacional mes Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe autoriteteve homologe në Athinë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2024, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas akuzës, mbrëmjen e datës 6 tetor 2022, për motive të dobëta, ai ka plagosur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, zona e njohur si “Plazh”, në Durrës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presim respekt dhe njohje te maqedonishtes nga bullgaria 695bb0b91c09b
Lajmi i mëparshëm

Presim respekt dhe njohje të maqedonishtes nga Bullgaria

juventusi eshte shume prane mbylljes se transferimit me ish yllin e serie a 695bbef594686
Lajmi i radhës

Juventusi është shumë pranë mbylljes së transferimit me ish-yllin e Serie A

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë