Emrat/ Kush janë dy personat e arrestuar në Tiranë, ishin në kërkim

Policia e Tiranës vuri në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim në operacionin e koduar “Location 2”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore për vendndodhjen e dy personave të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve:

– Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Tentoi të më futej në dhomë dhe…”- Luiza Gega rrëfen momentin më të sikletshëm dhe tregon a është në një lidhje dashurie

Story i radhës

Ndërprerje e energjisë deri në 9 orë, del orari për dy ditët në vazhdim

Të fundit nga