Emrat/ E moshuara dhunohet nga i biri dhe nusja e tij, detaje nga ngjarja në Bathore!

September 21, 2024
1 minut lexim

Një e moshuar është dhunuar nga i biri dhe nusja e tij. 74-vjeçarja Vjollca Murja, pas dhunës së ushtruar ka denoncuar djalin dhe nusen, si edhe është pajisur me urdhër mbrojtje.

E moshuara e ka bërë denoncimin pasditen e djeshme rreth orës 19:30 dhe pas ngjarjes djali i saj, 47-vjeçari Edmond Nurja është vendosur në prangat e policisë për veprën penale dhunë në familje.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Fllanza Nurja u procedua në gjendje të lirë për shkak se ka fëmijë të mitur.

45-vjeçarja akuzohet për “Dhunë në familje” dhe për “Mbajtje e armëve të ftohta”.

Nga ana e Policisë 74-vjeçares i është plotësuar kërkësa për urdhër mbrotjeje, si dhe është pajisur me vendim mjeko-ligjor, kur vërtetohet që është dhunuar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave

Story i radhës

Shkollat ende pa ashensorë, fëmijët me aftësi të kufizuara të pabarabartë kundrejt nxënësve tjerë

Të fundit nga

ShkoLartë