Empoli kërkon befasinë

April 7, 2023
min lexim

Milan do të presë Empolin në orën 21:00, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A. Ja statistikat e përballjeve të tyre:

Milani ka fituar katër ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Empolit dhe nuk ka arritur kurrë 5 suksese radhazi kundër tyre në kampionat.

Empoli ka fituar tri nga 29 ndeshjet e Serisë A të luajtura kundër “djallit”, të tria në “San Siro”. E fundit prej tyre daton në 23 Prill 2017, e në stolin kuqezi ulej Vinçenco Montela.

Kuqezinjtë kanë humbur vetëm 9 për qind të ndeshjeve të Serisë A të luajtura të premteve (dy nga 23) – ndër skuadrat me të paktën tri ndeshje të luajtura në këtë ditë të javës në kompeticion, kuqezinjtë janë ekipi me përqindjen më të ulët për disfata.

Pas suksesit 1-0 ndaj Leçes në javën e kaluar, Empoli mund të fitojë dy ndeshje radhazi në Serinë A për herë të dytë këtë sezon: në rastin e parë, takimi i dytë ishte kundër milanezëve të tjerë (Inter) dhe në të dyja ato sfida toskanët e ruanin portën të pastër.

Empoli ka fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e Serisë A të luajtura të premten (2-0 kundër Kremonezes më 11 nëntor) – një barazim dhe gjashtë humbje plotësojnë tablonë, duke përfshirë më të fundit kundër Atalantës më 17 mars 2023.

Milani është skuadra me më shumë sulme vertikale në Serinë A aktuale (74) dhe në këtë sfidë përballet me Empolin, i cili me 29 zë vendin e parafundit në këtë renditje (më mirë vetëm se Sampdoria).

Në ndeshjen e parë kundër Empolit, Rafael Leao shënoi dhe asistoi: portugezi është vetëm një gol larg barazimit të sezonit të tij më të mirë në Serinë A (11 gola sezonin e kaluar).

Hera e fundit me rrjetë të paprekur e Empolit kundër Milanit në Serinë A daton në 21 tetor 2007, kur toskanët fituan 1-0 në “San Siro” falë golit të Luka Saudatit – që atëherë kuqezinjtë kanë shënuar 27 gola në 12 ndeshje, për një mesatare prej 2.3 çdo 90 minuta.

Në këtë sfidë janë tre lojtarët që në Serinë A 2022/’23 kanë kaluar më shumë metra përpara me top: Fabiano Parizi (3035), Teo Hernandez (2741) dhe Rafael Leao (2699).

Falë golit kundër Leçes në raundin e fundit, Françesko Kaputo u bë golashënuesi i pestë më i mirë i Empolit në Serinë A – aktualisht me 18 gola, ai është vetëm një distancë prapa vendit të katërt, i zënë nga Igli Vanuki (19).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri turk i mbrojtjes: ‘Qëndrimi agresiv’ i Izraelit rrit tensionet në rajon

Story i radhës

Presidenti Erdoğan priti ministrin e Jashtëm rus Lavrov

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë