emocionon emina cunmulaj jam nje vajze shqiptare qe milte lopet derisa isha 15 vjece 651b08bb09f45

Emocionon Emina Çunmulaj: Jam një vajzë shqiptare që milte lopët derisa isha 15 vjeçe

October 2, 2023
1 minut lexim

Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ka qenë anëtare e jurisë në konkursit të bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023”, që u mbajt në në Grand Sierra Resort në Reno, Nevada.

51 vajza nga çdo shtet i SHBA morën pjesë në këtë konkurs që konkurruan në raunde të ndryshme duke përfshirë rroba banje, fustane mbrëmje dhe intervista. Vajza që fitoi kurorën këtë vit ishte Noelia Voigt nga Utah, e cila mori kurorën nga Miss USA Morgan Romano nga Karolina e Veriut.

Por e gjithë vëmendja ka qenë tek modelja shqiptare, e cila ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj, duke u bërë shqiptarja e parë në krye të një kompeticioni të tillë.

Në një postim në Instagram, para se të niste konkursi modelja u shpreh e emocionuar dhe se do e kishte shumë të vështirë për të vendosur se cila do ishe fituesja e kurorës për shkak se të gjitha konkurrentet ishin të bukura.

Ndërsa në një tjetër video, që është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, Emina ka emocionuar me rrëfimin e saj, duke thënë:

“Dua të them diçka. Jam një vajzë nga një qytet i vogël, jam një vajzë shqiptare, në një fermë të vogël që milte lopët deri në moshën 15-vjeçare. Dhe tani jam pjesëtare e jurisë së “MISS SHBA”. Prandaj e dini çfarë? Endërroni vajza të vogla sepse ëndrrat do t’ju plotësohen edhe juve. E them këtë për veten time por edhe për çdo vajzë shqiptare”.

MARKETING

RENT A CAR

amanpour e pyet disa here per radojiciqin vuciq gjendet ne serbi prokuroria do beje punen e saj 651b087dcb038
Story i mëparshëm

Amanpour e pyet disa herë për Radojiçiqin, Vuçiq: Gjendet në Serbi, Prokuroria do bëjë punën e saj

pakoja e re e masave antikrize peshon 4 5 miliarde euro 651b08f5c579b
Story i radhës

Pakoja e re e masave antikrizë peshon 4.5 miliardë euro

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë