Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE-së

May 20, 2022
min lexim

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian. Ai ka folur edhe për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, duke thënë se është një nga dy gabimet më të mëdha të BE-së.

Ai ia ka kujtuar Kosovës se akoma i ka 5 vende që nuk e njohin dhe se jo çdonjëri ka një pozicion të qartë siç e kanë gjermanët.

I pyetur se a do ta ndihmojë Gjermania Kosovën për t’u bërë pjesë e NATO-së, ai ka thënë se për momentin kanë tema të tjera në krye të listës për të cilat janë duke punuar, duke përmendur Këshillin e Evropës.

“Këshillin e Evropës, dhe në përgjithësi ne gjithmonë jemi të gatshëm që të ndihmojmë, por gjithashtu duhet të mendojmë se nuk jemi më të mirët për të ndihmuar me disa shtete anëtare, besoj se e kuptoni se çfarë dua të them”, tha Sarrazin, duke shtuar se janë pro aplikimit të Kosovës në KE.

Ka shtuar se për këtë, Qeveria e Kosovës e di se ka rrugë të gjatë deri te vendimi final.

Emisari ka deklaruar se do të flasin me secilin për ta mbështetur Kosovën që të jetë e suksesshme .

“Në maratonë, ju nuk duhet të vraponi shpejt në kilometrat e para, pasi që kilometrat e fundit janë aty dhe duhet të keni një ritëm dhe pamje të qartë. Ne do t’i bashkohemi Kosovës në të gjithë rrugëtimin e maratonës, do t’i japim ujë, do t’i brohorasim dhe mbështesim dhe do të flasim gjithashtu me secilin për ta mbështetur Kosovën që të jetë e suksesshme”, tha ai për Kallxo.com.

Emisari ka folur edhe për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, dy nga gabimet që duhet të korrigjohen nga Bashkimi Evropian është që të hapen negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e po ashtu të liberalizohen vizat për Kosovën.

“Të hapim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe më në fund të bëjmë liberalizimin e vizave me Kosovën. Pra, duhet të korrigjojmë dy gabime pasi që këto vendime do të duhej ishin marrë shumë më herët. Pra, duhet t’i korrigjojmë ato”, ka thënë ai.

Sarrazin ka thënë se Kosova ka përmbushur që një kohë të gjatë kriteret për liberalizim të vizave. Ka shtuar se janë duke punuar që t’i bindin dhe miqtë e tyre në mënyrë që të ndodhë ky proces.

“Mund të them se ne po i shtyjmë këto argumente te miqtë tanë. Ne po flasim me miqtë tanë dhe po ju themi se kriteret janë plotësuar që një kohë të gjatë. Nëse ne mund të gjejmë zgjidhje të cilat janë ndihmuese dhe po mundohemi të shpjegojmë edhe dimensionin politik të gjithë kësaj”, ka thënë Sarrazin./Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mercedes-Benz prezanton konceptin e makinës së parë sportive elektrike

Story i radhës

Shkup, 180 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion

Të fundit nga

ShkoLartë