Emiratet dhe Kina bëjnë thirrje për takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth Xhamisë Al-Aksa

January 4, 2023
1 minut lexim

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Kina bënë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) pasi ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, hyri në oborret e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar përkundër paralajmërimeve për trazira, transmeton Anadolu Agency (AA).

Diplomatët thanë se këshilli pritet të mblidhet të enjten.

Vizita shkaktoi dënime të ashpra në mbarë botën, përfshirë edhe SHBA-në, aleatin më të ngushtë të Izraelit, që shprehi shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga çdo veprim i njëanshëm që ka potencial për të përkeqësuar tensionet pikërisht sepse ne duam të shohim të ndodhë e kundërta”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“SHBA qëndrojnë me vendosmëri për ruajtjen e status quo-së historike në lidhje me vendet e shenjta në Kuds”, theksoi ai, duke shtuar se çdo veprim i njëanshëm që cenon status quo-në është “i papranueshëm”.

Status quo-ja u lejon muslimanëve të kryejnë adhurime në kompleksin Al-Aksa, ndërsa komuniteteve të feve të tjera të vizitojnë vendin.

Al-Aksa për muslimanët është vendi i tretë më i shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, këtë zonë e quajt si Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtëpia e Bardhë: Çdo veprim që vendos në rrezik status quo-në në Kuds është i papranueshëm

Story i radhës

Janari fillon me anomali temperaturash, meteorologu tregon të pazakontën që po ndodh me motin

Të fundit nga

ShkoLartë