Emini: Besoj se ky do të jetë viti i Voska Sport-it

February 18, 2023
1 minut lexim

Të shtunën fillon sezoni pranveror në Ligën e dytë, ndërsa Voska Sport e pret Karaormanin e Strugës.

Kapiteni Izair Emini thotë se ekipi i tyre është i gatshëm për të gjitha sfidat pranverore.

“Me padurim po presim startin e stinorit pranveror dhe ndeshjen ndaj Karaormanit.

Mund të them se jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje, ku shpresojmë të fillojmë me këmbë të mbarë.

Shpresoj të kemi një sezon të mbarë, në të cilin do të na ndihmojnë edhe përforcimet e reja.

Mendoj se do jemi konkurrues deri në fund të sezonit për një vend që na dërgon në Ligën e Parë. Besoj fuqishëm se ky do të jetë viti jonë dhe do të arrijmë të shkruajmë historinë me klubin e Voska Sport”, tha Emini.

Ndeshja Voska Sport-Karaormani do të luhet në stadiumin “Biljanini Izvori” me fillim prej orës 14:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA dhe Kanadaja braktisin kërkimin për tre objektet fluturuese

Story i radhës

“Rama s’mund ta blejë kurrë Ilir Metën dhe Sali Berishën”/ Meta apel socialistëve: Largojeni sa më shpejt, ose do përfundoni

Të fundit nga

ShkoLartë