Emily zgjodhi të feminizojë dukjen dhe na la pa fjalë me trendin e radhës

Modelja e njohur nuk e ndalon stinën që ta orientojë se ç’të veshë

Modelja e njohur Emily Ratajkowski, e përqafoi para trendin që doli nga pasarelat e koleksioneve të reja 2024-2025.

E emërtuar si “gruaja skandaloze”, modelet u shfaqën me xhaketa të gjera (kostum ose jo), pa asgjë poshtë, as sutjena dhe me xhaketën e hapur.

Image

Emily Ratajkowski

Nuk është hera e parë që ky trend është sugjeruar, por muajt e ardhshëm pritet ta shohim ngado.

Chloé, Saint Laurent, Mugler, janë vetëm disa nga markat që e promovuan me krenari në pasarela dhe duhet thënë se u pëlqye tepër.

Emily u fotografua me një kombinim të tillë teksa shkonte në një ngjarje dhe kombinimi i fundit të lëkurës me një xhaketë të gjerë në ngjyrë blu të errët, mori shumë komente pozitive online.

Nëse të ndërrohet mendja rrugës, mundesh edhe ta mbyllësh xhaketën lirisht, ndaj je e sigurt.

Story i mëparshëm

IKSHPK-ja paralajmëron personat e ndjeshëm, ajri jo i mirë në Prishtinë

Story i radhës

MPJ e Rusisë: 90 shtetas të RMV-së në frontin e Ukrainës – 30 janë eleminuar!

Të fundit nga