Emily dhe Kylie aprovojnë: Ky model fustani të duhet për në vjeshtë.
Kur vjen puna te moda, mund të mbështetemi tek Emily dhe Kylie!
Të famshmet kanë përzgjedhur këtë fustan specifik, që me shumë gjasa do të jetë ‘super in’ gjatë këtij sezoni.
Kylie
Emily festoi në Londër me Cara Delevingne, Adwoa Aboah dhe Paloma Elsesser.
Modelja veshi një fustan të zi, të shkurtër, të thurur, të grisur në disa vende. Ajo e kombinoi me një grim të thjeshtë, flokë të lëshuara dhe çizme kauboj.
Të njëjtin fustan ka zgjedhur më parë edhe Kylie.
Fustani është krijim i koleksionit të ri për vjeshtën nga Ance Studio dhe duket goxha i lezetshëm.