Për 15 muaj emigrantët kanë zbuluar se kanë qëndruar në hotele me 100 paund nata dhe kanë punuar për 5 paund ora.
Teksa po përpiqet të gjejë mënyra për t’i dhënë zgjidhje krizës së emigrantëve dhe rritjes së numrit të azilkërkuesve, ministria e Brendshme po shpenzon 6.8 milionë paund në ditë për dhomat e hoteleve.
Sipas Daily Mail, ka një mungesë akomodimi prej numrit të madh të azilkërkuesve. Një kurd foli për median britanike duke thënë se ka qëndruar në një hotel me tre yje në juglindje të Londrës që nga vera e kaluar, ndërsa pret që kërkesa e tij për azil të trajtohet nga Zyra e Brendshme.
Një burrë tjetër u ankua se merrte vetëm 8 paund cash në javë për t’i shpenzuar për rroba, më pak se sa merrte nga zyrtarët në Gjermani. Në një hotel me katër yje në Neëcastle, një azilkërkues afgan tha se ‘shumë njerëz’ po bënin punë me para në dorë për 5 paund në orë sepse nuk lejohen të punojnë ligjërisht. Të tjerë thanë se ushqimi ishte aq i keq në hotele saqë u detyruan të blejnë tjetër duke përdorur paratë e dërguara nga të afërmit.
Hoteli me katër yje, i cili ka një pishinë dhe një palestër, nuk pranon më mysafirë me pagesë. Hotele të ngjashme diku tjetër të drejtuara nga e njëjta kompani kushtojnë rreth 80 paund në natë. Aktualisht ka më shumë se 37,000 azilkërkues në hotele. Shifrat e fundit tregojnë se vetëm 4% e kërkesave për azil nga viti i kaluar janë përpunuar deri tani.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka njoftuar se stafi i azilit do të marrë një bonus prej 2500 paund nëse ata qëndrojnë në punën e tyre për dy vjet ose më shumë për të ndihmuar në mbajtjen e stafit.
Burimi: GAZETA.MK