emigrantet mbajne nga 10 vota neper duar deshtim total lala po dergohen video te votes se diaspores per shefat 6814514f8dea8

“Emigrantët mbajnë nga 10 vota nëpër duar, dështim total!”/ Lala: Po dërgohen video të votës së diasporës për “shefat”

May 2, 2025
1 minut lexim

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për krimet zgjedhore dhe problematikat e tjera që shoqërojnë zgjedhjet.

Votimi i diasporës ka shfaqur shumë problematika, për shkak se zarfat nuk dorëzohen sipas marrëveshjes që ka KQZ, individualisht, por në rrjetet sociale po shfaqen persona që mbajnë shumë vota në duar dhe i plotësojnë. Po kështu, gazetarja Klodiana Lala, tha se plotësimi i votave po filmohet dhe u dërgohet punonjësve të administratës si provë, që ata t’ua përcjellin “shefave”.

Ylli Rakipi: Votimi i disaporës ka shfaqur disa problematika. Emigrantët dalin në Tik Tok me shumë vota nëpër duar, çka ngre pikëpyetje për dorëzimin e zarfëve, deformimin e vullnetit. Ka patur raportimet se zarfet lihen në vende jo të sigurta, dorëzohen pa kërkuar ID, e me rradhë.

Klodiana Lala: Kam shpresuar që vota e emigrantëve mund të ndihmonte për të sjellë frymë të re. Por u zgjodh mënyra e gabuar për votën e emigrantëve. Më kanë sjellë dhjetëra pamje filmike kur hapin zarfet. Nuk e kanë kuptuar që vota duhet të jetë e fshehtë. Mund të bëhej platformë elektronike, mund të ishte më normale.

Kam takuar në terren njerëz të administratës që janë të detyruar të provojnë se kanë siguruar deri në 3 vota nga emigrantët. Ka video që tregojnë emigrantët votat, me qëllim që tu provohet shefave të patronazhistëve. Ky është deformim i vullnetit të votave. Dikush për interes, dikush do të ndihmojë njeriun e vet… Nesër do të kemi rezultat të deformuar. Nuk është marër asnjë masë. E merr ai video, duke votuar.

Ylli Rakipi: Ka raportime që zarfet lihen nëpër dyqanë, berberhane. Është një dështim. Mund të bëhej elektronikisht. Kompania ka kontratë 9 milionë euro me KQZ.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ne do te shkojme ne 80 mandate ministrja anila denaj e gjithe lista e ps per te marre sa me shume 6814190c6629f
Story i mëparshëm

“Ne do të shkojmë në 80 mandate”, ministrja Anila Denaj: E gjithë lista e PS, për të marrë sa më shumë

plackitja e dyqaneve ne gaza sinjalizon perkeqesim te krizes se urise 681461eb53caf
Story i radhës

Plaçkitja e dyqaneve në Gaza sinjalizon përkeqësim të krizës së urisë

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë