Shkup, 25 nëntor – Nëpunësit policorë nga stacioni policor Strumicë sot, në ora 14:45 në bulevardin “Marshal Tito” në Strumicë, kanë gjetur dy emigrantë nga Maroku. Ata së bashku me edhe tre emigrantë lypnin në oborrin e një shkolle në Strumicë.
Siç informon MPB-ja, policia ka vepruar sipas një plani operativ të përgatitur paraprakisht për sigurinë brenda dhe rreth shkollave, i cili zbatohet në të gjithë shtetin.
Emigrantët do të dërgohen në qendrën e pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli.
Merren masa për zbardhjen e rastit.
Burimi: zhurnal.mk