emerohet shefi i ri i komisariatit 6 ja kush do e zevendesoje edvin pecin 69f66e1138874

Emërohet shefi i ri i Komisariatit 6, ja kush do e zëvendësojë Edvin Pecin

May 2, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Policisë ka bërë disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në Tiranë.

Sipas vendimit të fundit, Alban Hoxha është emëruar në krye të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet, duke zëvendësuar Edvin Pecin.

Hoxha ka mbajtur më herët detyrën e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe ka një përvojë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Ai ka shërbyer në sektorë të ndryshëm, përfshirë antidrogën dhe strukturat operacionale, si dhe ka punuar edhe në drejtoritë e Fierit dhe Shkodrës.

Ndryshimet vijnë si pjesë e riorganizimeve të brendshme në Policinë e Shtetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vdiq luftetari i tri lufterave clirimtare xheme
Lajmi i mëparshëm

​Vdiq luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Xhemë Rexhepi

si i shpetoi mojtaba khamenei sulmit qe i vrau babain 69f66e640af3d
Lajmi i radhës

Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain

Të fundit nga

ShkoLartë