Emërimi i Hristovskit drejtor në ASK, Mickoski: Është korrigjuar padrejtësia që i është bërë, ai ka certifikatë sigurie

min lexim


Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se Agjencia për Siguri Kombëtare nuk politizohet dhe se drejtorit të sapoemëruar, Bojan Hristvskit, i është bërë padrejtësi në të kaluarën. Ky gabim, Mickoski thotë se është korrigjuar, ndërsa shton se ai tashmë ka certifikatë sigurie.

Sipas Mickoskit, kur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim u transformua në Agjenci për Siguri Kombëtare (ASK) dhe kur u bë përzgjedhja, siç tha ai, ka pasur ish-struktura të larta të Agjencisë së Inteligjencës, si dhe në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ASK, të cilët i kanë profilizuar njerëzit dhe në bazë të atyre profileve, siç tha Mickoski, janë përpjekur t’i dëmtonin përmes lajmeve të rreme dhe letrave shpifëse, duke abuzuar me institucionet në të cilat punojnë.


“Dhe natyrshëm, përmes padrejtësisë që iu bë Bojan Hristovskit, u konstatua, sepse atij nuk iu dha një certifikatë e tillë sigurie në fillim, u konstatua keqpërdorimi i një pjese të udhëheqjes, mbi të gjitha të ASK-së, prandaj në periudhën që pason, publiku do të njoftohet për shumë gjëra, si dhe edhe për ASK-në, se si është keqpërdorur për qëllime partiake dhe personale. Pastaj, pasi u konstatua, u korrigjua ai gabim, Bojan Hristovski ka certifikatë sigurie dhe nuk shoh absolutisht arsye që një person që e kalon pothuajse tërë jetën e tij të punës në sektorin e sigurisë, të mos e kryejë me sukses pozitën e lartë në ASK”, tha Mickoski.

Qeveria dje në seancë e shkarkoi drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zharko Milloshevski dhe në vend të tij u emërua Bojan Hristovski. Hristovski ka përvojënë institucionet e sigurisë. Për një kohë të shkurtër ishte drejtor i ndërmarrjes së qytetit “Parkingjet Shkup”, ndërsa në pozitën e drejtorit vjen nga MPB-ja.


Nga LSDM-ja sot kanë reaguar se emërimi i Hrostovskit për drejtor të ASK-së “pushteti i Mickoskit dhe DMPNE zbatojnë partizim të rrezikshëm të Agjencisë dhe të institucioneve kyçe të sigurisë”. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Shtrejtohen cigaret në Maqedoni: Rodeo, West, Jade dhe Davidoff me çmim të ri

Story i radhës

Kryeministrja italiane u prezantoi disa liderëve të BE-së marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë

Të fundit nga