Emërimi i drejtorit të ANB-së/ Përplasje LSDM – VMRO

October 22, 2024
min lexim

 

Emërimi i Bojan Hristovskit në krye të ANB-së është zgjedhje personale e kryeministrit Hristijan Mickoski. Partneri i koalicionit Taravari e konfirmon plotësisht partizimin e rrezikshëm të ANB-së, kanë reaguar edhe sot nga LSDM-ja. VMRO DPMNE nga ana jetër I është kundërpërgjigjur akuzave të partisë më të madhe opozitarer.

Emërimi i Hristovskit në pozitën e drejtorit të ANB-së është zgjedhje dhe direktivë e Mickoskit. Ai do njeriun e tij që do ta kontrollojë plotësisht shërbimet dhe ao t’i shërbejnë vetëm atij dhe DPMNE-së.

Mickoski e kthen kohën e keqpërdorimeve të drejtpërdrejta të shërbimeve të sigurisë për qëllime partiake dhe personale si në të kaluarën, ka reaguar sot nga LSDM-ja.p

Vetë Bojan Hristovski në një intervistë e ka pranuar se nuk posedon certifikatë sigurie “Sekreti shtetëror” dhe kërkesën për një certifikatë të tillë e ka paraqitur vetëm pasi është emëruar në pozitën e drejtorit.

Është ende e hapur pyetja nëse Hristovski ka 5 vite përvojë në pozita drejtuese në përputhje me kushtet ligjore apo jo? Biografisë së tij të publikuar i mungojnë datat e sakta për përvojën e tij menaxheriale nga 2012 deri në 2017.

Nuk është konfirmuar nëse Hristovski ka dokument të vërtetë për njohjen adekuate të gjuhës angleze. Sepse dokumenti që ka dorëzuar është nga një shkollë në Plovdiv të Bullgarisë dhe nuk ka fare qendër testimi TOEFL në Plovdiv.

Këto janë shumë çështje të diskutueshme për një pozicion kaq të rëndësishëm. Prandaj Hristovski duhet të shkarkohet dhe të emërohet drejtor i ri i ANB-së, thonë nga LSDM.

Është kundërpërgjigjur menjëher VMROD DPMNE. Ata sic thonë kërkojnë  

nga LSD-ja të pijë më pak nga pilulat për harres.

“LSD aplikon një fenomen të ri në skenën politike dhe ai duhet të jetë pirja intensive e pilulave për harres. Pra, Viktor Dimovski, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Ekzektiv të LSD-së dhe anëtar i trupit diplomatik të partisë, ka qenë edhe drejtues i ASK”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Të mos harrojmë edhe rolin e Erold Musliut, i cili mori pjesë aktive në fushatën e LSD-së, të cilën partia e humbi në mënyrë katastrofike, dhe gjatë së cilës Musliu, si zëdhënës i partisë, por në të njëjtën kohë edhe inteligjent i parë, krijoi dokumente false ka përgjuar dhe manipuluar dhënien e certifikatave të sigurisë dhe një sërë abuzimesh të tjera.

Të mos harrojmë as rolin e familjes Remenski, e cila është shembull se si një çift i martuar abuzon me pushtetin politik për qëllime partiake.

Emrinmin e Bjan Hristovkit në krye të ASK-së e kanë dënaur edhe partitë shqiptare në opozitë BDI dhe ASH-ja e Ziaedin Selës.  /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rezultatet preliminare tregojnë se Payne kishte droga të ndryshme në organizëm

Story i radhës

Hipotiroidizmi – Shenjat Dalluese dhe Ushqimet më të Mira që ju Duhen

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë