Në këtë pragdimri, Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole zhvilloi mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarkut.
Në këtë mbledhje e dyta për këtë vit, merrte pjesë sërish Drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Cako dhe Drejtori i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente në AKMC, Robert Hysenllari.
Takimi i organizuar nga Prefekti Jole kishte qëllim përcaktimin e masave dhe punën parapërgatitore në prag të sezonit të dimrit për të menaxhuar sa më mirë e më shpejt të jetë e mundur Emergjencat e shkaktuara në këtë stinë në qarkun tonë.
Ndërkaq në vijim të takimit Jole theksoi problematikat e konstatuara dimrin e kaluar ku në tërësi siç tha, për përballimin e situatave emergjente ka patur një angazhim të mirë të strukturave të mbrojtjes civile, koordinim të punës dhe masave me bashkitë, midis bashkive dhe institucioneve shtetërore në nivel rajonal e vendor. Një eksperiencë e mirë është fituar në mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale dhe rrugëve turistike.
Prurjet e lumenjve dhe të përrenjve kryesore janë monitoruar përgjithësisht me kujdes dhe nuk kanë krijuar përmbytje.
Është realizuar mirë monitorimi i funksionimit të ujëmbledhësave, rezervuarëve, kolektorëve dhe kanaleve kulluese, për parandalimin e situatave emergjente që mund të krijoheshin nga reshjet e shiut e dëborës, duke kërkuar mbajtjen hapur shkarkuesit e tyre në veçanti digat e mëdha etj. Rrëshqitjet e dherave dhe materialeve të tjera nga pjerrësitë e rrugëve nacionale e rurale nuk krijuan probleme emergjente.